Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do të mbahen zgjedhje në Tiranë?/ Gjikondi: Sulmi ndaj Begajt, fijet e nëndheshme të Veliajt dhe Berishës

schedule20:24 - 15 Tetor, 2025

schedule 20:24 - 15 Tetor, 2025

Tirana ka hyrë në muajin e nëntë të drejtimit të saj ‘pa kryetar’. Juristja Brizida Gjikondi e komentoi si pozitive kërkesën që Begaj i drejtoi Gjykatës Kushtetuese duke i treguar pse nuk është kompetente për zgjedhjet. Më tej, Gjikondi tha se sulmi ndaj Begajt bashkon fijet e nëndheshme të Veliajt dhe Berishës.

“Edhe kusuret që po heq Begaj dhe kallëzimi kundër tij, Begaj bëri shumë mirë që shpalosi kërkesën që i bëri Gjykatës Kushtetuese duke thënë pse nuk është kompentente për zgjedhjet. Juristi i Begajt është një ndër më elitarët dhe me strukturë të saktë të mendimi.

Zonja Ristani më duket pak e vonuar sepse është pozicionuar si e komanduar nga Rama dhe nuk besoj se ndonjëherë është pyetur këshilli për vendime. Më duket më shumë lojë e Veliajt nga prapa, Gaz Bardhi, Begaj dhe çfarë ka ndodhur në Këshill lidhet me Veliajn. Gjithë sulmi ndaj Begajt janë fijet e nëndhenshme të Veliajt dhe Berishës.”  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!