Gazetarja e Edicionit Veror është vendosur këtë të premtë në Llaman, aty ku mbahen festat më të zjarrta, me shkumë dhe me artistët e momentit, dhe ku sot pritet të këndojë Gjiko. Ai rrëfen shkurt e shqip për gjendjen shëndetësore, por përgjigjet edhe për dasmën me Elitën. A do të jetë ajo në shtator?
Gazetarja: Si ke qenë me shëndet, sepse ke qenë sëmurë dhe ke anuluar koncert para dy ditëve?
Gjiko: Mirë jam ka qenë vetëm lodhje e stërngarkimit.
Gazetarja: Nuk kishe ftohje e temperaturë?
Gjiko: Jo, jo vetëm lodhje, kështu që shëndeti është prioritar.
Gazetarja: Në shtator do martohesh?
Gjiko: Jo.
Gazetarja: Kur se kështu e kanë nxjerrë mediat?
Gjiko: Jo, pa lidhje e kanë nxjerrë. /abcnews.al