Beatrix Ramosaj është kthyer nga pushimet disa ditore ne Dubai. Ka qenë vëllai i saj, Albani që ka ndarë një fotografi me këngëtaren në rrjete sociale, të cilën e ka pritur në aeroport. Beatrix do të jetë pjesë e finales së madhe të “Big Brother VIP” që do të mbahet mbrëmjen e sotme.
Beatrix vendosi të largohej për disa ditë pasi refuzoi të darkonte me banorët dhe disa ish konkurrentë të Big Brother. Kjo erdhi pas një batute që bëri Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi kur takuan banorët në shtëpi. Kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja dhe refuzoi që të shkonte.
Për më tepër, Beatrix u përfshi në një përplasje me opinionisten Balina Bodinaku pasi kjo e fundit hamendësoi se ka shkuar me pushime me të dashurin. Këngëtarja paralajmëroi padi ligjore ndaj saj, por Balina nga ana tjetër, thekson se i është cënuar privatësia me publimin e mesazheve personale. /abcnews.al