Ish-kryeministri Albin Kurti ka folur sot para mediave për aktgjykimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese. Kurti, pas takimit me presidenten në detyrë Vjosa Osmanin lidhur me zgjedhjet, është pyetur nga mediat nëse do të i lejohet që të garojë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka thënë se për këtë çështje janë duke pritur vendimin e plotë të Kushtetueses. “Në anën tjetër sa i përket hollësive që i ka përmendur Gjykata ne gjithashtu duhet të presim për aktgjykimin e plotë që ta themi aktgjykimin tonë, na nevojitet ta japim një interpretim të drejtë. Do ta merrni përgjigjen në aktgjykimin e plotë, unë do të jem në të gjitha takimet ne vijim nga Këshilltari ynë ligjor, Blerim Sallahu”, ka thënë.
Lexo edhe: Kurti pas takimit me Osmanin: Kërkova datë sa më të afërt për zgjedhjet
“Ne si subjekt politik jemi të parët dhe më mëdhenjtë padyshim që do të jemi shumica e ardhshme. Mirëpo, formalizimi e vendimi qoftë për koalicionet qoftë për kandidatin për kryeministër bëhet në këshillin e përgjithshëm”, shtoi Kurti.
Kurti po ashtu u pyet nëse do të bëjnë ndonjë koalicion me parti të tjera, ai theksoi se partia e tij është më e madhja në vend dhe si e tillë do të jetë edhe në Kuvend.
“Ne si subjekt politik që jemi të parët dhe më të mëdhenj në vend dhe Kuvend pa dyshim që do të jemi shumica e ardhshme dhe shumica e popullit që na mbështet sot do të jetë edhe në kuvendin e republikës mirëpo formalizmi dhe vendimi qoftë për koalicionin apo kandidatin do të bëhet në organet drejtuese të partisë”, deklaroi Kurti.
Kurti u pyet gjithashtu nëse do të jetë Vjosa Osmani pjesë e LVV-së. Lidhur me këtë ai u përgjigj shkurt, duke thënë se sot ka pasur takim me u.d. e presidentes dhe nuk kanë biseduar për asgjë politike në këtë aspekt.
“Sot kam pasur takim me ushtruesen e detyrës bsë presidentit dhe nuk kemi diskutuar çështje politike dhe elektorale”, deklaroi Kurti. g.v/abcews.al



