Lajmi për largimin e Lionel Messit nga Barcelona ka bërë jehonë gjatë 24 orëve të fundit dhe duket se ylli argjentinas më në fund do të largohet nga Camp Nou.
Messi iu bashkua Barcelonës në moshën 13 vjeçare dhe pas dy dekadash, duket i destinuar për të veshur një fanellë tjetër. Gjithsesi, drejtori sportiv i Barçës, Ramon Planes, mendon ndryshe.
“Nuk mendoj se Leo Messi do të largohet nga Barcelona. Ai e di shumë mirë se të gjithë këtu në klub e duan atë dhe mendoj se do të qëndrojë këtu”, ishin fjalët e drejtorit. Kjo gjë, mbetet për t’u parë….abcnews.al
Barcelona Spor Direktörü Ramon Planes: Messi’nin hiçbir şekilde takımdan ayrılmasını düşünmüyoruz çünkü onun kalmasını istiyoruz. pic.twitter.com/goAnm8fzzh
— Fanatik (@fanatikcomtr) August 26, 2020