Dy nënkryetarët e mbetur të Partisë Demokratike kanë kërkuar largimin e Lulzim Basha nga kreu i partisë. Gazetari Juxhin Muistafaraj mëson se nënkryetari i PD-së , Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që kryedemokrati të tërhiqet.
“Historia ka nisur në 9 shtator nga vendimi që ju morët. Ju thatë që mbaj koston e vendimmarrjes. Është e hijshme që të ketë koherencë. 1/3 e atyre që qëndroi, kam respektin me të madh. Është dhe 1/3 qe u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit, 1/3 e heshtur. Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qellim të mirë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, Nuk e shoh dot PD që të ngjitet pas Sali Berishes, nuk është alternativë. Merreni si të doni emocionale, personale ne duhet që të japim sinjale bashkimi.
E dyta, duhet t’u japim Shans te tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet te jete i sinqerte. Propozoj qe përderisa këto 2 pjesë e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thate qe jeni ne funksion te zgjidhjes, ju te bënin hap pas, Berisha hap pas, te krijohet substanca e bashkimit, e sinqerte. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohen e mjaftueshme”, ka thënë Alibeaj.
Gjithashtu edhe Jorida Tabaku ka kërkuar tërheqjen e Bashës, në mënyrë që të ketë një bashkim të PD-së.
“Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Nuk themi dot që kemi mire. Kam qene e angazhuar me komunikimin mediatik, nuk kam patur mundësi të përfshihem si koleget e tjerë. U përfshiva 34 ditët e fundit. Falenderoj koleget qe votuan edhe ne parlament ne komisionin hetimor. Do te kisha dashur qe pavarësisht ndasive guroi te kishte mbajtur qëndrim ate dite. Në politikë na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar për bashkimin. Jam sulmuar ose kam kërkuar te jemi bashke. Rezultati qe morëm në terren, na dëmtoi.
Edhe pala tjeter nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashkë dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Ne Vorë me thane se nga 25 prilli nuk ka patur njeri ne terren nga pd. Ne nuk mund te jemi parti zyrash. Në çdo mbledhje, kam kekruar qe te mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam ne politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerezit. Une jam gati te ik dhe nga deputetë. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, pro pergjegjeshmeri. Nuk është karriera individuale në lojeë, as e Bashës, e Joridës. Është PD në lojë. Secili duhet t ekaloje mbi vete dhe të shohim cili ështeë ky hapi përbashkues. Kam lexuar kolegun Sula që kampozuar një mekanizëm.
Dëshira për të dalë nga këtu ku jemi ekziston. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një menyrë sesi faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot neë protestë. Ata presin që ne të jemi përballë Edi Ramës, jo njeri-tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternative e tillë. Ne duhet të jemi një parti që mbështet qytetarët, të jemi në terren. Të jemi të thjeshte, se jemi për herë të tretë në opozitë. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambicie personale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe te nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di të them cili është mekanizmi, por di të them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët”, deklaroi Tabaku.
Ndërkaq më herët Basha në fjalën e tij në mbledhje ka theksuar se është koha për të rikuperuar gabimet dhe se ai do të mbajë përgjegjësisë e tij./abcnews.al