Anna Gjebrea ka trashëguar pasionin e babait të saj për muzikën dhe prej kohësh ka hyrë në tregun muzikor. Vajza e Ardit Gjebresë, ndonëse është vetëm 13 vjeç, ka publikuar tre këngë. Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Rudina” , ku foli për këngën më të re Just Dance.
Por a ka menduar që të konkurrojë te “Kënga Magjike? Ajo tha se nuk mund të marrë pjesë se duke qenë se babai i saj është producent i festivalit, do të kishte konflikt interesi. Kjo është arsyeja përse nuk do ta shohim vajzën e Gjebreas në ndër festivalet më të njohura që drejtohet nga Arditi.
“Është konflikt interesi, nuk mund të marr pjesë duke qenë babi im producenti… Unë nuk mund të konkurroj. Po unë kam disa kohë që i them babit që të konkurroj te “Kënga Magjike”, ndalova së thëni dhe këtë vit më ka thënë mendoj se je gati me këtë këngën”, u shpreh vajza e Ardit Gjebreas.