Vëmendja e botës është përqëndruar në Egjipt në takimin mes përfaqësues të Izraelit dhe Hamasit lidhur me planin disapikësh të hartuar nga Trump
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Mentor Beqa tha për ‘War Report’ se tani është shansi për një marrëveshje. Më tej, ai komentoi dhe sulmin në Doha duke thënë se ishte i papërgjegjshëm dhe nuk realizoi misionin e tij.
“Kemi arritur një momentum ku palët janë angazhuar të arrijnë një marrëveshje. Palët janë të angazhuar në një negociatë shumë të vështirë Izrael, Hamas dhe ndërmjetës që duhet të lëvizin për të gjetur pikat e përbashkëta. Është një negociatë me kohë të limituar sipas edhe urdhërit të Trump.
Sulmi i dështuar në Doha ndryshoi kursin. Kemi parë që ai sulm jo vetëm që ishte i papërgjegjeshëm por nuk realizoi misionin e vet. Ekipi negociator për paqen duhet të ishte sulmuar në Doha. Netanyahu është munduar në vazhdimësi të dështojë planin e paqes dhe qëllimi i tij ka qenë shkatërrimi i Hamasit, kemi parë një solidaritet nga vendet arabe që u angazhuan për një platformë për presidentin Trump. Takimi i tij me këto vende pati një konsolidim drejt planit.” / abcnews.al /

