A do te ketë një zgjidhje? Marrëdhenia simbiotike mes Netanyahu dhe Hamas

schedule13:08 - 27 Nëntor, 2023

schedule 13:08 - 27 Nëntor, 2023

Nga Steve Hendrix and Hazem Balousha, The Washington Post

Në vitin 2009, kur Benjamin Netanyahu u kthye në pushtet për herë të dytë si kryeministër i Izraelit, ai u përball me një ndryshim të madh. Tre vjet më parë, Hamasi, një organizatë militante palestineze sunite, ishte zgjedhur në pushtet në Rripin e Gazës.

Që në fillim, Hamasi u zotua të shkatërrojë Izraelin dhe, në fushatën e tij zgjedhore të vitit 2009, Netanyahu u zotua nga ana tjetër të shkatërrojë organizatën sunite.

Ajo që pasoi, megjithatë, ishte një dekadë e gjysmë ” bashkëjetesë e pakëndshme “, në të cilën qeveritë e koalicionit të udhëhequr nga Netanyahu dhe udhëheqësit e Hamasit e gjetën njëri-tjetrin të dobishëm për arsyet e tyre.

Simbioza e çuditshme ka zgjatur, përmes vitesh tension në rritje, shprese për qetësi dhe periudhave të kaosit, deri më tani, kur Hamasi dhe Netanyahu po përballen, ndoshta një hap larg largimit nga pushteti, raporton abcnews.al.

Udhëheqësit e grupit sunit palestinez, pas orkestrimit të sulmit të befasishëm të 7 tetorit që vrau të paktën 1200 izraelitë dhe shtetas të huaj, janë bombarduar nga një ushtri izraelite që është zotuar se grupi sunit nuk do ta sundojë më Gazën.

Mes gjakderdhjes në enklavën palestineze, sipas zyrtarëve palestinezë, edhe disa civilë në Gaza ndërmorën hapin e paprecedentë duke kritikuar publikisht Hamasin për sulmin e tetorit.

Megjithatë, kryeministri izraelit është zotuar të kthejë të gjithë pengjet që po mbahen nga Hamasi.

Netanyahu, i cili ra dakord muajin e kaluar të ndajë kompetencat e luftës emergjente me rivalin e tij kryesor politik, tani po përballet me zemërim të paprecedentë publik për dështimin e tij për të parandaluar sulmin e 7 tetorit. Sondazhet pasqyrojnë klimën e pafavorshme ndaj tij. 75% e izraelitëve po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij të menjëhershme ose zëvendësimin e tij kur të përfundojë lufta.

“Në Izrael për momentin ekziston një koalicion i çuditshëm qeveritar që po përpiqet të bashkëjetojë”, thekson historiani izraelit Adam Raz.

Kushtet në rajon po ndryshojnë me shpejtësi dhe fati i Netanyahut dhe Hamasit ende nuk dihet.

Një armëpushim katër-ditor i rënë dakord nga Izraeli dhe Hamasi, i cili filloi të premten, nuk e dimë se deri në çfarë pikë do të arrijë. I pari nga 50 pengjet izraelitë të mbajtur nga Hamasi u lirua në të njëjtën ditë si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit. Netanyahu ka premtuar se pas armëpushimit do të vazhdojë luftën për “eliminimin e Hamasit”.

Adam Raz dhe ekspertë të tjerë e bënë të qartë se Netanyahu nuk priste që Hamasi të sulmonte dhe merrte peng rreth 240 izraelitë më 7 tetor, dita më e përgjakshme për hebrenjtë që nga Holokausti.

Por ata pretendojnë se sapo u kthye në pushtet, Netanyahu, i cili si kandidat ishte zotuar të “godiste sundimin e Hamasit në Gaza”, ndoqi kryesisht një strategji që nuk shqetësonte status quo-në e një popullsie të ndarë palestineze, duke e lënë Hamasin të sundonte në Gaza dhe rivali i saj, Autoriteti Palestinez, në Bregun Perëndimor.

Kjo përçarje u shërbeu qëllimeve të Netanyahut dhe kundërshtarëve të tij për një zgjidhje me dy shtete, duke penguar aftësinë e palestinezëve për të kundërshtuar pushtimin izraelit, argumentojnë analistët ndërkombëtarë, raporton abcnews.al.

“Pa një qeveri të bashkuar, “Bibi” argumentoi se ai dështoi të çonte përpara negociatat e paqes,” nënvizoi Dallia Scheindlin, një analiste politike.

Kjo situatë e lejoi Netanyahun të anashkalonte kryesisht “çështjen palestineze”, një çështje që kishte dëmtuar qëndrimin e liderëve izraelitë për katër dekadat e mëparshme.

Në vend të kësaj, kryeministri i Izraelit e përqendroi vëmendjen e tij në Iran dhe kërcënime të tjera, si dhe në zhvillimin e vendit të tij në një fuqi ekonomike, sipas biografit të Netanyahu, Anshel Pfeffer.

Me kalimin e kohës, kabinetet e njëpasnjëshme të udhëhequr nga Netanyahu miratuan lëvizjet që lehtësuan presionin ndaj Hamasit: Izraeli ra dakord për lirimin e të burgosurve.

Kryeministri izraelit shpresonte të parandalonte çdo bashkëpunim midis Hamasit dhe Autoritetit Palestinez, edhe pse të dyja palët ishin afër një marrëveshjeje në vitin 2018.

Gjatë dekadës së fundit, Netanyahu është fokusuar në zhdukjen e Hamasit në Gaza,” argumentoi historiani izraelit Adam.

Edhe pse zyra e kryeministrit nuk dha asnjë koment , një zyrtar i lartë qeveritar, duke folur në kushte anonimiteti, mohoi se Netanyahu ndoqi politikën e mbajtjes së Hamasit në pushtet.

“Unë nuk mendoj se do të gjeni një deklaratë të vetme prej tij që ushtron presion për forcimin e Hamasit,” tha zyrtari, duke shtuar: “Se ndodhi e kundërta. Ai goditi Hamasin më shumë se çdo kryeministër në historinë e Izraelit.

Netanyahu nisi tre operacione ushtarake në shkallë të gjerë kundër organizatës sunite palestineze në 2012, 2014 dhe 2021”. Ai nuk e shkatërroi vetë Hamasin duke i dhënë këtë urdhër ushtrisë së kabinetit për Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) për ta bërë këtë pas mizorive të 7 tetorit.

Kjo është ajo që (IDF) po bën tani”.

Gjatë këtyre viteve, Hamasi vazhdoi të lëshonte raketa në drejtim të Izraelit, shumica e të cilave u kapën nga sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore. Shpërthyen përleshjet, të cilat përfunduan në një armëpushim të negociuar. Hamasi mbeti në pushtet dhe u rritën shpresat se grupi sunit do të evoluonte në një organ qeverisës më të besueshëm, të fokusuar në rindërtimin e Gazës dhe jo në luftën e përgjithshme.

Netanyahu nuk ishte i vetmi që pa përfitimet e kësaj situate. Izraelitët filluan të përfytyrojnë një të ardhme me një Gaza të stabilizuar përkrah tyre me një standard më të mirë jetese.

Bizneset kanë duartrokitur marrëdhëniet e përmirësuara të Izraelit me fqinjët arabë, të cilët janë të gatshëm të krijojnë lidhje më të forta me shtetin hebre.

Eksportet nga Gaza u rritën. Dhe në vitet e fundit, si Netanyahu ashtu edhe një qeveri 18-mujore e udhëhequr nga parti më pak konservatore opozitare u kanë dhënë banorëve të Gazës një numër në rritje të lejeve të punës në Izrael.

Ky numër kishte tejkaluar 18,000 deri më 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Gazën. Tani, zemërimi në të gjithë spektrin politik ka çuar në një rënie të popullaritetit të Benjamin Netanyahut, raporton abcnews.al.

Vetëm 25% e votuesve izraelitë besojnë se ai është politikani më i përshtatshëm për kryeministër, sipas analistit politik Scheindlin.

“Izraelitët e krahut të djathtë dëshironin që Netanyahu të kishte eliminuar Hamasin, dhe centristët si dhe të majtët shpresonin që ai të mos kishte braktisur rrugën e negociatave”, theksoi anketuesi izraelit.

Në Gaza, ku zgjedhjet nuk janë mbajtur që nga viti 2006, është më e vështirë të vlerësohet mbështetja e banorëve për Hamasin.

Tani, armiqësitë, zhvendosja e banorëve dhe armëpushimi jetëshkurtër Izrael-Hamas e bëjnë procesin zgjedhor pothuajse të pamundur. Disa sondazhe të kohëve të fundit tregojnë mbështetje të vazhdueshme për Hamasin, teksa zemërimi ndaj Izraelit rritet, ndërsa operacionet ushtarake intensifikohen.

Megjithatë, shumica e banorëve të Gazës duken të gatshëm të kritikojnë Hamasin në mediat sociale dhe në intervistat me Ëashington Post.

“Nuk kam frikë ta them: Ne nuk e duam Hamasin, dhe jo vetëm për shkak të luftës, por gjatë atyre që ka bërë në vitet e fundit,” tha Ahmad, 44 vjeç, një farmacist nga Deir al-Balah në Gaza.
“Mungesa e qeverisjes së mirë na ka zhytur në varfëri dhe mjerim, të përkeqësuar nga kjo luftë shkatërruese,” shtoi ai.

Nga ana e tij, 39-vjeçari Motaz pretendon se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit e ka terrorizuar atë, duke e lënë familjen e tij të ekspozuar ndaj sulmeve izraelite që shkatërruan dyqanin e tij ushqimor në Khan Younis muajin e kaluar.

Ai nuk beson se Hamasi mund të mbijetojë. Por ai nuk e sheh se çfarë ndryshimi do të ketë për qytetarët nëse ka një ndryshim të udhëheqjes në Gaza.

“Edhe sikur Hamasi të mbetet në pushtet, çfarë do të na mbetet këtu? tha Motaz.

“Nuk ka shtëpi për të jetuar, nuk ka punë për të na mbajtur. Kam humbur burimin tim të vetëm të mbijetesës”, shtoi ai.

/abcnews.al