A do të ketë një valë të dytë të pandemisë? Pipero jep lajmin e mirë

schedule10:38 - 11 Qershor, 2020

schedule 10:38 - 11 Qershor, 2020

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero  këtë të enjte nga studio e Abc News është shprehur se shtimi i numrit të rasteve të reja me koronavirus te qytetarët dhe veçanërisht tek personeli mjekësor ka të bëjë me anashkalimin e masave mbrojtëse.

Në një intervistë me gazetaren Suela Demiri, mjeku ka theksuar se një pjesë e madhe e mjekëve gjatë punës nuk kanë respektuar protokollin e masave mbrojtëse ndaj Covid 19 duke sjellë dhe shtim të rasteve në radhët e personelit mjekësor.

Lexo edhe: Pipero tregon pse u rritën papritur rastet me Covid-19: Çfarë më shqetëson më shumë

Ndër të tjera Pipero ka komentuar dhe rastin e mjekut të Durrësit duke e cilësuar si një gabim të mundshëm, pasi sipas tij tashmë është vërtetuar se nëse një person e kalon koronavirusin ai nuk infektohet sërish.

Rasti i mjekut të Durrësit është i veçantë, mund të ndodhë por dhe në botë ka shumë pak raste, dhe në rastet që janë konstatuar në botë ose analiza e parë ose e dytë ka rezultuar jo reale. Dhe rasti konkret në vendin tonë mund të jetë një nga këto gabimet e mundshme ku në rastin e parë mund të ketë qenë fallto pozitiv herën e parë, por fakti që u konstatua i infektuar mjeku duhet të jetë më i kujdesshëm. Një person që infektohet dhe e kalon sëmundjen një herë ,m teorikisht është e pamundur që të infektohet, por nëse nuk kemi qenë të sëmurë por mendojmë se kemi qenë të tillë atëherë problemi është më kompleks, por ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të zbatojmë me përpikmëri protokollin e masave mbrojtëse sidomos ne mjekët në spital. Qytetarët duhet të vendosin maskën në një mjedis të mbyllur dhe në rrugë të respektojnë distancën derisa epidemia të jetë shuar. Në një ambient që nuk ruhet distanca më shumë se një metër atëherë duhet që patjetër të vendosim maskë, maska duhet të jetë me ne deri në ikjen e koronavirusit”, është shprehur Pipero.

Ndër të tjera ai ka theksuar se tashmë qytetarët kanë më shumë përgjegjësi dhe nuk duhet për asnjë moment të nënvlerësojnë masat mbojtëse.

Gjithashtu infeksionisti ka theksuar se edhe nëse do të ketë një valë të dytë të virusit, nuk do të kemi më ngrirje të jetës.

Që nga momenti që janë hequr masat kufizuese, përgjegjësia është individuale, dhe përgjegjësi në këtë situatë është që të jemi koshient se virusi është në qarkullim edhe nëse i ka rënë virulenca. Thelbi i të gjithë kësaj gjëje është kujdesi, pa u shuar epidemia ne duhet të jemi vigjilent, distancë maskë dhe kujdes i shtuar, ky është dhe mësimi historik që ne kemi marrë nga kjo pandemi historike.  Unë do të këshilloja që çdo institucion të ketë një sasi rezerve dhe qytetarët që nuk kanë maskë ose të pajisen me maskë ose tu refuzohet shërbimi, por e mira është që të marrin të dyja, sa kohë që është në qarkullim dhe nuk kemi një vaksinë është i rëndësishëm kujdesi dhe qytetarët të mos e nënvlerësojnë distancimin social dhe të  përdorimin e masave mbrojtëse. Duhet të zbatojmë dy norma bazike, distancë, maskë në mjedis publik, dhe higjiena e duarve, për të mos qenë më të mbyllur. Edhe nëse do të ketë një valë të dytë nuk do të ketë më mbyllje dhe ngrirje te jetës, pasi ky virus i panjohur tashmë është i njohur nga shkenca dhe nuk kemi më asnjë arsye që të kthehemi sërish pas. Do të kishim dashur që qershori të ishte pa raste, por unë theksoj se një rast i tillë shumë  shpejt në një hark kohor prej 2-3 ditësh numrat do të bien,”, tha mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!