A do të ketë lëkundje të tjera pas tërmetit me magnitudë 3.7? Flet për Abc News sizmiologu

schedule11:00 - 17 Nëntor, 2019

schedule 11:00 - 17 Nëntor, 2019

Një tërmet me magnitudë 3.7 goditi vendin këtë paradite, ndërsa epiqendra ishte 14 km larg nga Tirana.

Lëkundjet ishin mjaft të ndjeshme, ndërsa riktheu edhe njëherë panikun tek qytetarët.

Sakaq, në një lidhje telefonike për Abc News, sizmiolgu Rrapo Ormeni tha se bëhet fjalë për një tërmet të vogël dhe intensiteti shkon deri në 4 ballë.

Është një lëkundje e vogël, me magnitudë 3.7  me intensitet rreth 4 ballë. Epiqedra në afërsi të Shëngjergjit. Janë tërmete të vegjël dhe nuk kanë probleme edhe në zonën epiqendrale”, tha Ormeni.

Më tej sizmiologu qetësoi qytetarët duke thënë se një tërmet i tillë me intensitet të vogël nuk pasohet më lëkundje të tjera.

Jo nuk është tërmet i tillë, janë të vegjël. Por parashikim për tërmetet nuk ka asnjëherë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!