A do të ketë arrestime të tjera në Kosovë? Prokuroria Speciale flet për “ABC”

schedule21:55 - 5 Nëntor, 2020

schedule 21:55 - 5 Nëntor, 2020

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u arrestuan dhe tashmë ndodhen në Hagë për t’u përballuar me akuzat për krime lufte. Por a do të ketë arrestime të tjera? I pyetur nga “ABC”, një zëdhënës i prokurorisë speciale, nuk komentoi nëse do të ketë arrestime të tjera apo jo. “Nuk mund të komentoj” tha një zëdhënës për gazetaren Linda Karandaku. Arrestimet tronditën Kosovën dhe jo vetëm, ndërsa Gjykata Speciale ka publikuar edhe akuzat kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 janë kryer krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit. Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së” thuhet në komunikatën e Gjykatës Speciale./ db/Abcnews.al