Eliza Hoxha u shpreh se do të kandidojë sërish për deputete në Kuvendin e Kosovës. Artistja e mirënjohur, që i është futur prej kohësh politikës tha në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” se do të jetë pjesë e listave të PDK-së pasi bëhet pjesë automatikisht për shkak të mandatit të kaluar.
“Po është me automatizëm nga kryesia e Partisë që kushdo që ka qenë deputet në mandatin e kaluar do të jetë pjesë e listës dhe pastaj lista plotësohet dhe me të tjerë. Kam qenë gjithmonë aty, kam patur dëshirë të shtyj dhe limitet e mia.
Por dhe gjithçka që kam bërë ka qenë në raport me të mirën publike. Qoftë në aspektin e punës, në universitet,, muzikë, në fushën e planifikimit urban dhe në aktivitetet e tjera të mia.“, u shpreh Eliza. /abcnesws.al