A do të hapen kufijtë me Kosovën? Rama me batutë Thaçit: Koordinohuni vetë njëherë

schedule09:45 - 15 Maj, 2020

schedule 09:45 - 15 Maj, 2020

Është mbyllur me batuta me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, intervista e një nate më parë e kryeministrit Edi Rama përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Ky i fundit ka shfrytëzuar këtë moment, para nisjes së intervistës së kreut të shtetit të Kosovës për të ballafaquar në një farë mënyrë dy figurat politike të dy vendeve lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për hapjen e kufijve me Kosovën.

Rama tha se duhet të koordinohen më parë në Kosovë, duke iu referuar krizës politike të atjeshme, për t’i lënë më pas vend diskutimit nëse do hapen apo jo kufijtë. Kjo shkaktoi të qeshura te Fevziu dhe Thaçi.

Blendi Fevziu: Thaçi, a është Kosova, megjithëse është edhe një çështje e qeverisë, e gatshme të fillojë hapjen e kufirit me Shqipërinë dhe të jetë një potencial për ne, të paktën, por edhe për Kosovën, shqiptarët për turizëm.

Hashim Thaçi: Mendoj se për sa i përket kësaj çështje duhet të ketë një koordinim të ngushtë mes të dy qeverive, të jenë hapa të planifikuar, të kujdesshëm, por natyrisht të punohet gradualisht drejt hapjes së kufirit dhe lëvizjes së njerëzve në përputhshmëri me rrethanat e krijuara.

Edi Rama: Nuk e dëgjova Presidentin.

Blendi Fevziu: Presidenti është për koordinim dhe të zgjidhet sa më thjeshtë.

Hashim Thaçi: Për hapje graduale.

Edi Rama: Po, dakord, patjetër, ne jemi gati, por po presim të koordinohen në Kosovë të gjithë që ta dimë që me kë do të flasim atje ndërkohë që do të hapim apo s’do ta hapim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!