A do të garojë në zgjedhjet e dekretuara nga Meta? Ndocaj: Politikanët janë vegla të mafias

schedule10:53 - 16 Shtator, 2020

schedule 10:53 - 16 Shtator, 2020

Ish-deputeti i PS, Eduart Ndocaj dhe kryetar i Partisë Demokristiane ka pranuar se do të jetë në zgjedhjet e ardhshme, të dekretuara nga presidenti Meta.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai tregoi se është bashkuar me Zef Bushatin dhe do garojnë sëbashku, por pa koalicione.

LEXO EDHE: Humbi 42 kg, Eduart Ndocaj flet për ndryshimin drastik: Tani mund të lidh edhe këpucët

Ndocaj ka deklaruar se do të luftojë kundër mafias, por me lista 100% të hapura.

“Jemi bashkuar dy forca demokristiane tani me Zef Bushatin. Do garojmë pa koalicion të vetëm, do kemi lista të hapura 100% dhe jo një të dytat si duan ta bëjnë këto se 2-3 deputet nëpër lista duan t’i fusin këto të bandave të hashashit, që t’i kenë aty për t’i pas mbajt peng. Duke mbajt peng ato, mban peng edhe ato, Shqipërinë, politikën. Ne do të kemi lista të hapura 100% dhe do të zgjedhim njerëzit që me të vërtetë ia vlen të votohet.

Unë do jem në vendlindjen time në Lezhë. Do jetë e vështirë se do konkurosh kundër mafias dhe mafia do pushtetin me çdo kusht. Një nga prokurorët e përgjithëshëm italianë ka thënë një batutë të jashtëzakonshme për politikën shqiptare, para 2-3 vitesh. ‘Çdo shtet ka mafie, po në Shqipëri mafia ka shtet’. Pra këtu mafia ka marrë shtetin, këto janë vegla të mafias dhe patjetër do të bëjnë çmos të marrin pushtetin. Në këto 30 vite e kam kuptuar se kush janë këta politikanë që e kanë shkatërruar me themel pushtetin. Kanë shkatërruar ekonominë, po shesin pronat e shqiptarëve, trojet, detin. Po t’i japësh një mandat të tretë është njëlloj sikur t’i japësh shpirtin. Sepse i takon t’i japësh një mandat të tretë edhe Lulit, i cili në 2013 iku me mandate katastrofike, edhe Monikës se një mandat e bëri me PD e një me PS”, tha Ndocaj. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!