A do të dënohet Granit Xhaka për “Jasharin”? Prestigjiozja zvicerjane zbulon vendimin e FIFA-s

schedule15:02 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 15:02 - 5 Dhjetor, 2022

Ndeshja Serbi-Zvicër gjithmonë ka qenë një bum mediatik. Kjo sfidë ofron një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione, por edhe përplasje gjithashtu.

Mediat serbe në fakt kanë raportuar këto ditë se përplasja e Xhakës me lojtarët e kombit të tyre, veprimet e tij dhe fanella me nënshkrimin “Jashari”, kanë qenë të gjitha provokime nga ana e lojtarit me origjinë nga Kosova dhe kështu ata kanë kërkuar të ndëshkohet për këtë gjë.

Por, sipas prestigjozes zviceriane “Blick”, FIFA ka bërë avokatin e djallit dhe kështu do të jetë Federata e Futbollit të Serbisë e cila do të ndëshkohet.

Siç njoftoi FIFA të hënën pasdite, do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit.

Kjo pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në ndeshje.

Sipas të gjithave informacioneve të “Blick”, nuk do të ketë asnjë ndëshkim ndaj Zvicrës apo kapitenit të tyre Granit Xhaka./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!