A do të birësonte një fëmijë? Si përgjigjet Armina Mevlani

schedule09:24 - 10 Nëntor, 2022

schedule 09:24 - 10 Nëntor, 2022

Armina Mevlani, teksa po fliste për birësimin e fëmijëve u shpreh se do ta merrte në konsideratë një gjë të tillë. Blogerja, e cila së fundmi i dha fund beqarisë me Shkëlzen Berishën, po fliste për këtë temë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku tha se do të birësonte fëmijë nëse s’do të mund të bëhej nënë.

“Unë mendoj se pjesa e birësimit është një e mirë e madhe që një pjesë bën. Iu jep mundësinë fëmijëve që të kenë një familje dhe është si të thuash një rrugëtim jete por duke i ndryshuar vetes jetën por dhe një qenieje tjetër.“, u shpreh Armina duke iu përgjigjur pyetjes për birësimin.

“Po, absolutisht. Nëse nuk do të kisha pasur mundësinë të bëja fëmijë”, përfundoi blogerja. /abcnews.al