Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do të bashkohet Aleanca për Shqiptarët me Ali Ahmetin?/ “Shqiptarët rrezikojnë asimilimin politik”, Selimi: Duhet të krijohet një front i fortë

schedule17:27 - 21 Maj, 2025

schedule 17:27 - 21 Maj, 2025

Analisti politik Sefer Selimi komentoi për ‘Ballkan Update’ vizitën e Taravarit në Tiranë dhe nëse do të ketë një bashkim të mundshëm mes Aleancës për Shqiptarët dhe Ali Mehmetit. Selimi tha se nuk mundet që një parti maqedonase të zgjedh se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët dhe se shqiptarët rrezikojnë asimilimin. Më tej, Selimi tha se duhet të mbrohen pozitat e shqiptarëve në administratë dhe se rrezikojnë të kthehen në një popull minoritar.

“Nëse nuk do të ndodh një bashkim i tillë dhe një lëvizje që do të sjellë rëndësin e duhur për shqiptarët ne do të asimilohemi. Nëse një parti maqedonase zgjedh se kush do i përfaqësoj shqiptarët cili është sensi i demokracisë. Këtu jemi në një moment që shkon përtej perspektivës europiane dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Ne jemi në një pozitë që shqiptarët do ta rikthejnë pozitën e tyre ose ne do të bëhemi lecka politike e partive në kampin maqedonas që do na marrin sa herë të duan.

Të gjitha mekanizmat që duhet të mbrojnë pozitat e shqiptarëve në administratë sidomos dhe në vendimarrje po pësojnë një errozion. Shqiptarët rrezikojnë të kthehen në popull minoritar por statusi juridik pas vitit 2001 u ngrit në një stad tjetër që pesha ndahej në dy etnitetet e mëdha.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!