A do ta votonte Majlinda Bregun për presidente? Përgjigjet Fatmir Mediu

schedule21:48 - 19 Prill, 2022

schedule 21:48 - 19 Prill, 2022

Kryetari i PR, Fatmir Mediu i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit të reublikës.

I pyetur nga moderatori Xhafo nëse do të votonte Majlinda Bregun si presidente duke ju referuar lakimit të emrit të saj në media, Mediu tha se do ta votonte patjetër, pasi nëse do votonte kundër ëhstë sikur të votonte kundër vetes së tij.

Pjesë nga diskutimi:

Mediu: ka shumë vrima të zeza kushtetuta jonë. Ka ardhur nevoja për një grup njerëzish që duhet ta vlerësojnë kushtetutën. Jemi republikë kryeministrore. S’ka as maxhorancë as opozitë. S’janë më deputetë të votuar nga qytetarët janë të emëruar.

Alibali: Kushtetuta përcakton parlamentin për zgjedhjen e presidentit. Pjesa e parë është fillimi i procesit deri në votimin e 3 dhe pjesa e fundit e katërta.

Mediu: Unë nisem nga detyrimi që kam si deputet se ç’duhet të bëjmë ne. Do japim të gjithë mundësinë Ramës që kjo opozitë s’do marrë pjesë. A ndodhi kështu me zgjedhjen e kandidaturës së metës. Përjashtoi opozitën dhe zgjodhi Metën në mënyrë të njëanshme.

Xhafo: Nëse ju sjell një kandidaturë të mirë do e votonit?

Mediu: Po patjetër që po. Çështja është, nuk mendoj se opozita i jep një kredit të mirë Ramës nëse zgjedh një figurë për president.

Xhafo: A do ta votonit Majlinda Bregun?

Mediu: Do ta votoja Majlinda Bregun, nëse votoj kundër Bregut do kisha votuar kundër vetes time, po e them troç. Ka edhe emra të tjerë brenda opozitës.

/T.H/Abcnews.al/