Dy pjesët gati ‘të puthen’, Bardhi: E bëj për të mirën e partisë, takoj edhe Berishën për PD

schedule15:18 - 5 Qershor, 2023

schedule 15:18 - 5 Qershor, 2023

TIRANË- Posti bosh i kryetarit të PD, do të vijoje mesa duket të jetë i tillë. Më shumë se sa emri i kryetarit të tyre, halli i tyre është nevoja për t’u bashkuar me grupin tjetër, te bindur tashme se pesha e tyre në humbjen e 14 majit, do të ndjehet sërish në zgjedhjet për parlamentin, në 2025.

Aq të bindur janë, sa megjithëse statuti e detyron, të marrë partinë në dorëzim, Jorida Tabaku vazhdon të heshtë.

Ndërsa Jorida Tabaku nuk e ndan ende, nëse do e pranojë apo jo drejtimin e përkohshëm të PD-së zyrtare, Gazment Bardhi, thotë se platforma e bashkimit ofron dhe rrugën e ringritjes. Por në thelb të saj, ajo kërkon shtyrje të zgjedhjes së kryetarit.

Këtë të hënë Gazment Bardhi, mblodhi deputetët të grupit parlamentar të PD-së, për t’u përcjell idenë se një herë duhet që të bashkohen demokratët e bazës dhe me pas të shkohet tek kupola drejtuese.

Deputetët, 15 që ishin të pranishëm në mbledhje, ranë dakord më të, ndërsa mungonte Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe ai që ndoshta është më i interesuari i momentit, për të rimarrë karrigen që la bosh më shumë së një vit më parë, Lulzim Basha.

Megjithatë, sipas platformës, Gazment Bardhi duket se mendon më shumë se çfarë do të bëhet me Sali Berishën. E vetmja kërkesë: doktori të ketë një gjuhë më të butë ndaj tij.

“Jam i gatshëm të takoj çdokënd”, tha ai.

Kreu i foltores ka dy të përjashtuar nga lista e tij, Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën, por të hënën, Gazmend bardhi e hoqi edhe këtë vijë të kuqe. Tani te presim reagimin e Berishës, I cili ka treguar se vizat e kuqe që hëq vete, i ka me fleksibel se amerikanët./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!