A do ta rikthejë Patozin? Harxhi: Isha bashkëpunëtore e afërt e Bashës! Elezi: Topallit i thash “JO”

schedule19:32 - 31 Maj, 2021

schedule 19:32 - 31 Maj, 2021

Edith Harxhi sot ishte në Kukës në kuadër të fushatës për zgjedhjet brenda PD-së që do të zhvillohen në 13 Qershor. Në krah të saj, ishin kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Bujar Nishani dhe Ibsen Elezi.

Harxhi e nisi fjalën me një ndjesë. “Kërkim falje që nuk e shpëtuam PD-në sidomos në eliminimin nga gara të Ibsenit”.

Më pas kaloi te kritikat kundër Bashës që bojkotoi zgjedhjet lokale. “25 bashki do i kishim, por ne u larguam nga institucionet dhe kjo na ka dëmtuar shumë. Edi Rama thyhet me institucione, votë dhe frymëzim”.

Referuar situatës aktuale, rivalja e Bashës kishte një paralajmërim. “PD është në një gjendje që të mos mund ta marrë veten për një kohë të gjatë. Demokratët duan të shohin dritën e ndryshimit”.

Një nga pyetjet e demokratëve ishte nëse do të krijojnë fraksion? “Jo” ishte përgjigja e prerë e Nishanit dhe Harxhit.

Harxhi foli edhe për raportet me Lulzim Bashën. “Unë kam bashkëpunuar me Bashën, kam qenë bashkëpunëtorja e tij më e afërt, kryeja detyrat me marrëdhëniet me jashtë. I kam ofruar, i kam shtrirë dorën në 2018 për një statut të ri të PD-së”.

Një tjetër demokrat pyeti Harxhin nëse do të rikthejë në PD, Patozin, Topallin, Hajdarin dhe të tjerët e larguar? “Kryesia që do të vendosë rikthimin. Dikush ka marrë vendime të caktuara, që kanë qenë personale, por që këtej e tutje do të diskutohet me forumet.

Thirrja ime nuk është për emra të vecantë, nuk duhet me e personalizuar fjalën bashkim. Unë e kam fjalën për kontribuuesit që në 1990. Zonja Topalli ka ardhur në ’97. Unë kërkoj hapjen e partisë”.

Në fund, Ibsen Elezi zbuloi ofertën e Topallit. “Kemi pasur oferta, zonja Topalli, i kam thënë ishalla ke suksese, por nuk përputhemi në pikëpamje”./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!