“A do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në 25 prill?” Kryemadhi: Do të marrim 100 mandate

schedule20:07 - 13 Tetor, 2020

schedule 20:07 - 13 Tetor, 2020

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në studion e “ABC News” foli për 25 prillin dhe qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

“Ne sot jemi forcë e dytë e kampit opozitar. Unë garoj për të fituar gjithmonë, nëse fitoj apo jo atë e vendosin qytetarët. Nuk e kam parë veten si forcë e dytë apo parë”, u shpreh Kryemadhi.

Për Kryemadhin Opozita e bashkuar merr 100 mandate me Kodin e ri zgjedhor, po ashtu e pyetur nga gazetari Endri Xhafo nëse do të njohë rezultatin pas 25 prillit, Kryemadhi u shpreh: “Sigurisht që do ta njoh”.

Lexo edhe: Kryemadhi tregon objektivat e LSI për zgjedhjet dhe pse qeveria vendosi maskat me detyrim

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, Kryemadhi tha se qytetareve shqiptarë iu është grabitur e ardhmja nga kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga biseda në studio:

Në cilin konfigurim Monika Kryemadhi mund të jetën nesër kryeministre?

Kryemadhi: Çështja sot është se ku do të jenë kryetarët nesër.  Sot është shumë e pavend që Monika Kryemadhi të diskutoja se çfarë ndodh pas 25 prillit. Problemi më i madh sot i qytetarëve është grabitja e jetës që u ka bërë Edi Rama.

Nuk besoj që PD do t’ja lejojë vetes të përfundojë në këtë lloj pyetje. LSI është parti e qendrës së majtë, PD është e djathtë. Sot kemi një debat për luftën antifashiste nacional çlirimtare, për shkak të deformimeve historike që ka bërë “Rilindja”. Rama flet me përçmim për heronjtë shqiptarë, ai ngatërron oligarkët me dëshmorët.

A ka Monika Kryemadhi ambicie për të qenë kryeministre?

Kryemadhi: Jo asnjëherë, por përgjegjësia që kam për të rinjtë dhe të rejat është më e pakta që mund të bëj që ata të përfshihen në vendimmarrje. Në 30 vjet tranzicion nuk ka bërë njeri një plan për zhvillimin e Durrësit.

25 prilli do të vendosë për fatin e Shqipërisë duke iu dhënë shansin dhe mundësinë individëve për të qenë pjesë ne vendimmarrje. Dua të jem koherentë në të gjitha deklaratat e mia. LSI kur bëri qeverisje me PD i krijoi mundësinë shqiptarëve për liberalizimin e vizave.

Sakaq ajo shtoi: Nuk e di kush e shpëtoi Lul Bashën kur kandidoi për kryetar Bashkie, Edi Rama apo LSI. Por di që LSI ka qenë garant i stabilitetit në vend.

Martesë ndjenjash apo martesë me interes?

Kryemadhi: Secili ka shtëpinë e vet, por shkallët e pallatit duhet të jenë të pastra.

PS –PD, qeverisja pas 25 prillit e mundshme apo e pamundshme?

Kryemadhi: Nuk është çështja , PS –PD, por problemi i zotit Rama është zgjerimi i LSI-së, ka edhe drejtues të Partisë Socialiste që i janë bashkuar LSI-së.

Në katër vitet e fundit pushteti i të majtëve është grabitur. Sot kush ndjehet i margjinalizuar ka shansin për tu bashkuar dhe për ta pastruar njëherë e përgjithmonë të majtën shqiptare. Sot vlerat e të majtës duhet të bashkohen për të pasur një reciprocitet në tavolinë politike të 25 prillit.

Do të ketë bërryla në garën opozitare?

Kryemadhi: Dua të theksoj se me kodin e vjetër mund të ndodhte, por me kodin e ri është komplet gjë tjetër. Jam e bindur se këto ndryshime e faktorizojnë LSI më shumë në procesin zgjedhor, por vështirësojnë disi angazhimin e PD e cila duhet të mbylli sa më parë garën e kandidatëve. LSI nuk kafshon tek PD, merr të gjithë socialistët e zhgënjyer. Rrotacioni vjen nëpërmjet votës, nuk ka rotacion që vje vetë. Nëse shqiptarët nuk duan të jetë peng i kësaj qeverisje duhet të votojnë kundër Edi Ramës.

A do ta njohë Monika Kryemadhi rezultatin e zgjedhjeve në 25 prillit?

Kryemadhi: Sigurisht që do ta njoh.

Do ta njihni rezultatin nëse nuk ka rotacion?

Kryemadhi: Rezultat i zgjedhjeve do të thotë që nëse qytetarët shqiptarë votojnë në mënyrë të lirë dhe nëse procesi zgjedhor do të jetë i ndershëm sigurisht që do të ketë rotacion. Nëse kemi një opozitë që deri dje deklaroi se nuk futet në zgjedhje, tashmë do të kemi një problem tjetër me Edi Ramën, nuk do të hyjnë ato në zgjedhje. Dhe ky është problemi, që do të jetë shumë i madh. Në fillim të shkurtit do të kemi Ramën që nuk do të hyjë në zgjedhje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!