“A do ta falje tradhtinë për hir të djalit”, bashkëshortja e Shpat Kasapit i përgjigjet ndjekësit

schedule12:58 - 17 Mars, 2022

schedule 12:58 - 17 Mars, 2022

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvije Jao janë bërë prindër për herë të parë pak javë më parë. Ata mirëpritën një djalë që e quajtën Roel. Gruaja e këngëtarit është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa detaje nga jeta e tyre.

Selvija ka zbuluar raportin e saj me nënën e Shpatit teksa tha se ka qenë një mbështetje shumë e madhe për të jo vetëm gjatë shtatzënisë por edhe pas lindjes. Mes të tjerash, ajo është pyetur dhe nëse do ta falte tradhtinë për hir të djalit të tyre.

“M’ka vajzë të vogël, pasi Shpati ka një motër më të madhe të mrekullueshme dhe pastaj vij unë. Kemi raporte shumë të mira sinqerisht, madje tani jam në Gostivar tek mami im dhe më ka marrë malli të shkoj në Shkup që ta përqafoj mamin e Shpatit e të më këshilloj siç di ajo për shumë gjëra.”, tha ajo për vjehrrën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!