A do shtyhet data e zgjedhjeve? Flet Elisa Spiropali

schedule20:00 - 23 Maj, 2019

schedule 20:00 - 23 Maj, 2019

Ministja Elisa Spiropali është shprehur se qeveria e ka të pamundur të negociojmë mbi shtyrjen e datës së zgjedhjeve, që vendi të dalë nga ngërç politik. Sipas saj, ajo nuk është një datë e caktuar nga qeveria, por e ka caktuar Kushtetuta.

Mirela Milori: “Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale, e mendoni këtë si një rrugë pavarësisht qëndrim tuaj, pasi tek e fundit do shkohet drejt një përplasje të madhe. Ia vlen që të mos ketë një kosto kaq të madhe kur mund të rregullohet diçka edhe me shtyrje të datës së zgjedhjeve”.

Elisa Spiropali: “Nuk ka asgjë për të rregulluar sepse nuk është prishur asgjë në marrëdhëniet që kemi ne në raportet me ligjin, Kushtetutën apo qeverinë. Behtë fjalë për një deklaratë të një funksionari të një partie politike dhe përsa i përket raporteve që kemi këtu me institucionet që janë përgjegjëse për monitorimin e Shqipërisë dhe po flas për komisionin këtu apo delegacionin e BE dhe të tjera institucione të cilat na monitorojnë ngushtësisht për shkak të çeljes së negociatave. Por, edhe partnerët tani si ai amerikan, janë shumë të qartë në raport me situatën në vend. Kanë bërë thirrje disa herë edhe me emër dhe mbiemër drejtuese ve të PD-së dhe LSI-së, që të heqin dorë nga dhuna dhe ideja për të prishur zgjedhjet. Ne i kemi bërë thirrje disa herë zoti Basha për dialog, për t’u ulur në një tryezë dhe për të folur brenda ligjshmërisë për një zgjidhje të mundshme. Ama kërkesa e zoti Basha dhe e zonjës Kryemadhi apo mbështetësve të tij nuk kanë qenë për zgjidhe, por largimi i Kryeministrit, largimi i qeverisë, krijimi i një qeveri tranzitore dhe zgjidhje të tjera që janë krejtësisht absurde që nuk i përgjigjen realiteti. Nuk pranon kush të ulet në tryezë me kushte, sepse nuk e ka Basha këtë mundësi. Ne e kemi të pamundur të negociojmë qoftë edhe mbi datën e zgjedhjeve që nuk është një datë që e kemi caktuar ne, por e ka caktuar Kushtetuta. Presidenti është mirë që t’i bëjë thirrje forcave politike që t’i përgjigjen datës së zgjedhjeve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!