A do qëndrojë? Reja flet për të ardhmen

schedule20:52 - 19 Nëntor, 2022

schedule 20:52 - 19 Nëntor, 2022

Shqipëria arriti një fitore në miqësoren e fundit të këtij viti përballë Armenisë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, u shpreh se kjo mund të mos jetë ndeshja e tij e fundit dhe se gjithashtu është i lumtur me paraqitjen e skuadrës.

“E fundit? Ndoshta, nuk i dihet, ta shohim, e rëndësishme është të mbyllnim vitin me një fitore. Gjithsesi kemi vënë në dispozicion të kombëtares rreth 40 lojtarë, edhe të rinj që janë përgjigjur mirë, edhe pse kishim pak kohë për të punuar. Kur ka lëvizje para, ka më pak vështirësi për mesfushorët. Ne bëmë mirë, jam i lumtur për këtë paraqitje. Edhe me Italinë, edhe pse humbëm, treguam se me dëshirë dhe tempermanet, mund të tejkalosh edhe mangësitë që ke. Këtë duhet të tregojmë, jam apo nuk jam unë. Djemtë duhet të tregojnë dhe japin përkushtim ndaj kësaj fanelle.

Unë këto lojtarë i kisha ndjekur gjatë kampionatit se edhe nëse nuk vij në Shqipëri, i ndjek nga shtëpia me program. Ishin disa lojtarë që spikatnin. Kjo thirrje ishte me lojtarë që mund të bënin mirë, është e drejtë t’i grumbullosh. Mua do të më pëlqente të bëja stërvitje javore me këta lojtarë, nuk e di nëse na lejojnë klubet e Superiores. Nuk e di nëse jam apo jo, kushdo të vijë, kemi bërë gati tavolinën, ka shumë zgjidhje, lojtarë në Shqipëri, ka lojtarë interesente. Nëse do të jem, unë i kam idetë e qarta. Nëse vjen dikush tjetër, ka mundësi zgjedhje. Puna ime është të punoj dhe bëj të rritet vlera, ne kemi bërë këtë punë. Nëse vazhdoj, di ku të ndërhyj, nëse vjen një tjetër e gjen tavolinën gati. Ndaj edhe nëse largohem, largohem i lumtur dhe i kënaqur.

Janë të gjithë të aftë, Skuka tregoi se mund të jetë pjesë. Hadroj është lojtar që në aspektin dinamik ka rezistencë e vrapim. Nëse përmirësohet teknikisht, është lojtar që mund t’i bashkohet ekipit të parë. Edhe Bitri po bën mirë, kam parë edhe të tjerë që nuk i kam thirrur por janë në lartësi e mund të jenë pjesë e grupit. Cara është një tjetër lojtar shpejtësie, teknike, mund të hyjë në punë. Janë të rinj që duhen ndjekur e integruar pak nga pak, ka pasur shumë. Kemi një panorame prej 40-50 lojtarësh ku mund të jenë pjesë edhe këta.

Skemat i kemi përgatitur në pak ditë, lojtarët edhe i harrojnë. Ata i kanë memorizuar dhe sot janë parë, ndaj kam thënë që nëse do të mund të punonim pak më shumë, t’i mbanim ne, janë lojtarë që kam treguar se kanë aftësi fizike. Por në një kontekst taktik duhet t’i mbash e punon me ta. Ne kemi parë se kanë cilësi, sidomos lëvizjet që u kërkohet i bëjnë dhe bëhet e thjeshtë për të gjithë. Se nëse ke lojtarë sulmi që lëvizin, atëherë bëhet e thjeshtë që të gjesh zgjidhje në mesfushë e para”, tha Reja për “SuperSport”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!