A do pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Trump: Nëse janë të drejta, po. Biden: Do humbasësh sërish

schedule04:34 - 28 Qershor, 2024

schedule 04:34 - 28 Qershor, 2024

A do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale? Ishte kjo pyetja që iu bë ish presidentit amerikan, Donald Trump gjatë debatit presidencial kundër presidentit aktual Joe Biden.

Trump tha se do ta pranojë rezultatin nëse zgjedhjet do të jenë të drejta dhe të lira.

Ndërsa Biden deklaroi se Trump do humbasë sërish në zgjedhjet presidenciale.

Donald Trump: Nëse është e drejtë, legale, zgjedhje të drejta, të ligjshme, të lira, do t’i pranoj. Është e vetmja gjë që do doja. Ai po e shkatërron vendin tonë. Ajo që ai ka bërë, ka bërë që të rriten nurmat e votuesve që do më votojnë.

Joe Biden: Ti apelon në çdo gjykatë, ti vijon të provokosh, nuk ka asnjë provë për këtë. Ti je person që vetëm ankohesh. Do humbasësh sërish. Ti nuk duron dot humbjen./abcnews.al