Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

A do ndërhyhet në ndarjen territoriale?/ Paskuqani, Mazniku: Të pyeten qytetarët. Duhen reforma të qenësishme

schedule21:09 - 29 Janar, 2026

schedule 21:09 - 29 Janar, 2026

Bashkëkryetari i Komisionit, Arbjan Manziku, ka deklaruar se procesi i reformës territoriale duhet të bazohet te parimet dhe cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve, dhe jo te hartat apo numrat.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Manziku theksoi se reforma nuk ka ende një plan konkret, por është në fazë procesi, ndërsa nënvizoi rëndësinë e konsultimit me qytetarët, veçanërisht ata të Paskuqanit, për një bashkim të mundshëm me Bashkinë e Tiranës.

Ai kujtoi se reforma e vitit 2014 ishte një ndryshim epokal, por sipas tij, ende ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.



Ka pasur një tjetër komisioni para 4-5 vjetësh. Unë jam një nga njerëzit që jam pyetur në komision dhe kam dhënë vendim dhe unë thashë që Kamza, Paskuqani dhe Vora të jenë pjesë e Bashkisë së Tiranës. Në këtë rast është e rëndësishme të krijojmë reforma të qenësishme. Nuk kemi një plan ne kemi një proces. Nuk kam një projekt-ide as për numrat dhe hartat, unë e kam për parimet dhe reformat.

Unë mendoj se kjo është një çështje që duhen pyetur më mirë qytetarët e Paskuqanit, nëse duan të bashkohen me Tiranën apo jo. Të mbështetemi te parimi se sa mundësi kemi që t’i ofrojmë shërbime qytetarëve, qoftë në Paskuqan e zona të tjera. Rëndësi ka shërbimi sa më afër qytetarët. Reforma e 2014 është një ndryshim epokal, por ka akoma nevojë për ndryshime”, tha Mazniku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!