Kreu i PD, Sali Berisha, dhe ai i PL, Ilir Meta iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.
Të pyetur nga gazetarët se a do të mbajnë përgjegjësi nëse do të humbin sërish përballë Ramës, Berisha u përgjigj se me Bashën kishte humbjen, me Berishën ka vetëm fitore.
Ndërsa Meta duke qeshur shtoi se dyshja Meta-Berisha kanë fituar me Ramën edhe kur kanë patur kandidat Bashën.
Pyetje: Nuk është hera e parë që PD dhe PL nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Dyshja Berisha-Meta nëse ky koalicion nuk shkojnë në fitore do të mbajnë përgjegjësi për humbjen?
Berisha: Me Bashën vetëm humbje ka pas, me Berishën ka vetëm fitore, kaq kisha unë.
Meta: Madje fitore duke patur kandidat dhe Bashën. Ka përfunduar koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Rama para se të fillonte, kjo është një ndeshje e vërtetë pa kompromis, është ekzistenciale për qytetarët tanë, ekzistenciale për të ndaluar rënien e shtetit të së drejtës, mjafton raportin i fundit, Shqipëria e 84-a po përkeqësohet.
/Abcnews.al/