A do ktheheni në seli? Berisha drejt Kuvendit: Basha i pakallur, asgjë s’i pengon demokratët

schedule11:07 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 11:07 - 11 Dhjetor, 2021

Ish-kreu i PD Sali Berisha është nisur drejt stadiumit Air Albania ku do të mbahet kuvendi i thirrur prej tij. Berisha tha se asgjë nuk i pengon djemtë dhe vajzat e PD për t’u bashkuar në rithemelimin e PD.

Berisha tha se Kuvendi merr vendimet e veta ndërsa kreun e PD e cilësoi të pakallur që jep mesazhe turpi. Ai la pa përgjigje pyetjen nëse do kthehen në selinë e Partisë Demokratike në përfundim të Kuvendit.

“Në historinë e lirisë së këtij kombi. Triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar në rithemelimin e PD. Mesazhi më i bukur që ata i dërgojnë sot shqiptarëve kudo ku janë.

Miqve tanë në Europë dhe botë. Ai (Basha) është prej kohësh një i pakallur. Por kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët.”, tha Berisha.

A do ktheheni në seli sot

Mirupafshi, mirupafshim… (Largohet, nuk përgjigjet)

m.v/Abcnews.al