A do ketë futboll në Shqipëri? Kryeministri Rama jep përgjigjen

schedule21:34 - 27 Maj, 2020

schedule 21:34 - 27 Maj, 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli sot në një video-live në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku vazhdoi t’i bëjë apel qytetarëve për të pasur kujdes në luftën kundër pandemisë Koronavirus.

Sa i takon futbollit, Kryeministri i vendit nuk konfirmoi apo mohoi një rifillim me datën 3 qershor, datë e cila FSHF parashikon që Superiorja të rifillojë. “Do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për pak kohë aktivitetet kulturore dhe sportive me tifozë”, tha Rama.

Superiorja është parashikuar të rifillojë pa praninë e tifozëve dhe optimizmi për fillimin me datën 3 qershor, mbetet ende. Të premten, siç e pranoi dhe vetë kreu i qeverisë, do të ketë detaje të reja dhe një tjetër komunikim me qytetarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!