Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do jetë Manuel Neuer në Kupën e Botës?

schedule19:09 - 28 Tetor, 2022

schedule 19:09 - 28 Tetor, 2022

Manuel Neuer prej disa kohësh vuan nga një dëmtim në shpatull. Ai ka humbur tashmë pesë ndeshje të Bayernit dhe pritet të mungojë edhe më shumë, gjë që ka ngritur shqetësimin e kombëtares gjermane për pjesëmarrjen e tij në Botërorin e ardhshëm.

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munichu, është pyetur për këtë çështje duke thënë se Neuer me siguri do të jetë në Botërorin e Katarit.

“Dua që ai të kthehet shpejt. Jemi duke u përgatitur për javën e ardhshme. Shpatulla është një nyje komplekse që ka nevojë për pushim. Besoj se do të luajë në Botëror. Ne po bëjmë gjithçka për të, nuk mund të jemi të sigurt, por jam optimist”, tha trajneri gjerman.

Kujtojmë se Gjermania e nis tentativën në Botëror më 23 nëntor kundër Japonisë, ndërsa pasojnë ndeshjet kundër Spanjës (27/11) dhe Kosta Rikës (12/1). /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!