Vendimi i Këshillit të Evropës për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Veriu do të jepet në Tetor. Ky lajm është bërë i ditur nga komisioneri Johanes Hahn në një Konferencë shtypi nga Brukseli. Ai tha se shpreson që të këtë një vendim pozitiv për Tiranën dhe Shkupin.
Por gazetarja jonë në Bruksel, Erisa Zyka është shprehur se janë të pakta shanset që Shqipëria të marrë një vendim pozitiv në Tetor. Sipas saj gjasat janë që procesi për hapjen e negociatave të Shqipërisë do të shkëputet nga procesi për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.
Mirela Milori: Cilat qenë konkluzionet për shtyrje të vendimmarrjes në muajin Tetor?
Erisa Zyka: Vendet skeptike mbeten po tre dhe janë Holanda, Danimarka dhe Gjermania që kanë insistuar që ky vendim të merret në fund të Tetorit, për shkak se ata konsiderojnë që duhet të kishin kohë të mjaftueshme për një vendim të një rëndësie të tillë. Po flasim për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Veriut në BE dhe ata duan kohë për të marrë një vendim substancial dhe të qarët në fund të Tetorit. Këto kanë qenë vendet skeptike.
Mirela Milori: Sa ndikoi situata e brendshme politike në Shqipëri në vendimmarrje?
Erisa Zyka: Ka ndikuar dhe ne këto vende skeptike i kemi parë të flasim vazhdimisht për një mungesë të rezultateve konkrete, të pamjaftueshme dhe të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata e kanë bërë të qarta në disa takime edhe gjatë diskutimit që kemi pasur sot, por është diskutuar edhe situata politike. Hahn ka thënë që koha që mbetet nga tani e deri në Tetor të mund t’i shërbejë Shqipërisë për të arritur hapa pozitivë. Ka shumë skepticizëm nga shtetet anëtare dhe ka një angazhim për t’i ndarë vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi një qëndrim të qartë të disa vendeve anëtare, por Shqipëria nuk do mund t’ia dalë as në Tetor dhe ndoshta është herët për ta thënë këtë, por pa një angazhim… Shqetësimet që ka me mungesën e rezultateve konkrete por edhe me situatën politike në Shqipëri janë aty, dhe mund të thuhet se mund të shkohet drejt një ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në fund të Tetorit. Edhe në deklarata e ministrave të Jashtëm, të gjithë përmendin Maqedoninë e Veriut dhe janë shumë të paktë ata që flasin për Shqipërinë. Gati gjysma e shteteve anëtare flasin ventëm për Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al