A do e padisë Autoritetin e Dosjeve? Përgjigjet Meta: Do e shikoni si përfundon kjo histori

schedule14:05 - 27 Korrik, 2022

schedule 14:05 - 27 Korrik, 2022

Kryetar i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmeve se për të ka një dosje, ku thuhet se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk do e padisë Autoritetin e Dosjeve, pasi për të ky instutucion nuk ekziston më dhe tha se ata po manipulojnë dhe kriminalizojnë të vërtetën.

“Nuk ekziston me për mua Autoriteti i Dosjeve. Do e shikoni si përfundon kjo histori, emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve që ka vënë në survejim gjithë popullin shqiptar që paska ardhur një email për dikë që duhet të jetë Ilir Meta, muhabete, përalla të tilla. Ku ka më Autoritet Dosjesh, shkojnë bëjnë ligj për një person. Kush i ka penguar ata të hetojnë. Edhe kur isha president nuk janë penguar. Për këtë lojë që po hapin do e mbajnë ata përgjegjësinë. Për fëmijët e mi s’kanë asnjë shqetësim. Kanë dëgjuar gjëra shumë herë më të rënda jo vetëm për babanë, por edhe për mamanë. Problemi ka vetëm një emër: Autoriteti i Dosjeve, si një autoritet i manipulimit dhe kriminalizimit të të vërtetave. Ata e dinë shumë mirë këtë histori: asgjë nuk e shpëton KM-në. Historia e tij ka përfunduar“, tha Meta.
/abcnews.al/