TIRANË – Shanset që Bullgaria të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut për integrimin në Bashkimin Europian janë zero. Këto e ka bërë të ditur kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.
Mes të tjerash Balla tha se Shqipëria pavarësisht kësaj situate, duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë të përcaktuara nga Komisioni Europian.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe njëherësh bashkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit, Taulant Balla u shpreh se ka shpresë për një qasje të re të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor duke u bazuar tek ajo që deklaroi kancelari i Gjermanisë dhe Presidenti i Francës
Balla: Unë shpresoj te ajo që tha kancelari gjerman dhe presidentin i Francës për një qasje të re të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Në këshillin e parë Kombëtar të Integrimit ti themi gjerat sic janë. Shanset që Bullgaria ta heqë veton janë pothuajse është zero. E dimë sa e vështirë është zhbësh një rezolutë në parlamentin bullgar që ka marrë 100% të votave për të bllokuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Unë mendoj se kjo është një çështje që nuk na takon.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nga ana e tij ka paralajmëruar se Shqipëri mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e përbashkët drejt BE-së, nëse Bullgaria nuk pranon të heq veton për integrimin. /abcnews.al/