“A do e doje një person nëse nuk ta kthen në të njëjtën mënyrë”, përgjigjet Fifi

schedule10:54 - 29 Qershor, 2021

schedule 10:54 - 29 Qershor, 2021

Këngëtarja e njohur Fifi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here momente të ndryshme. Së fundmi, ajo u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës së saj profesionale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Një nga pyetjet më interesante lidhej padyshim me dashurinë, nëse do kishte vazhduar ta donte një person që nuk ia ka kthyer dashurinë në të njëjtën mënyrë.

“Nëse prap ju rastis ta doni fort dikë që ndoshta nuk do të të dojë, a do vazhdoje ta doje?”, e ka pyetur një ndjekës.

“Më ka rastisur të dua dikë, jo vetëm që nuk më ka dashur por as respekt nuk kishte për mua. Kështu që përgjigjen A do vazhdoja, nuk e jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar mos me e fik butonin e shpresës”.

“Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. Dhe unë jam në momentalisht në mesin e njerëzve që dua”, është përgjigju Fifi./abcnews.al