Kreu i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, Shaban Memeti, shpjegon në një intervistë për emisionin Ballkan se pse ky vend nuk arriti të siguronte vaksina për popullsinë e vet.
“Sipas të dhënave që kemi ne, afro 10 mijë banorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar në Republikën e Serbisë sigurisht si rezultat I mospasjes së vaksinës këtu në vend. Sigurisht është shqetësim.”
Memeti komenton gjithashtu refuzimin e qeverisë së Kosovës për të vaksinuar mësuesit e saj me vaksina kineze në Shqipëri.
“Sa i takon qasjes së Republikës së Kosovës në mos-marrjen e vaksinave kineze dhe ruse, është qasje shtetërore e tyre, por mendoj që kur është interesi i Shëndetësisë, pa pasoja shtetërore, Republika e Kosovës, për qytetarët, duhet të tejkalojë këtë punë.”/Abcnews.al


