Inter tenton të rinovoj kontratën me kroatin

schedule17:18 - 13 Nëntor, 2021

schedule 17:18 - 13 Nëntor, 2021

Interi është në një periudhë rinovimesh ku primarë janë lojtarët më të mirë të ekipit.

Pasi siguroi rinovimin e Lautaros dhe Barellas, klubi zikaltër tashmë do të provojë rinovimin e Ivan Perisiç. Kroatit i skadon kontrata në verën e ardhsme dhe momentalisht nuk ka kërkuar të rinovojë. Interi nuk dëshiron ta largojë anësorin kroat për arsye se ai po bën shumë mirë këto dy vitet e fundit me Interin.

Perisiç gjithmonë ka qënë një lojtar titullar tek Inter që nga dita ku u transferua në Itali. Ka patur disa ulje ngritje por këto dy vitet e fundit ka treguar se sa i vlen lëkura. Vjet luante në krahë me Hakimin ndërsa skëtë sezon me Darmian dhe ka treguar se nuk është vetëm një lojtar ofensiv.

Ndeshjet e fundit me zikaltërit ai ka impresionuar shumë teknikun Inzaghi me performancën e tij por jo vetëm, gjithashtu edhe tifozët zikaltër tashmë e kanë të preferuarin e tyre dhe nuk do të ishin dakort nëse klubi nuk do të bënte një përpjekje për të rinovuar kontratën e tij.

Marotta po mendon të planifikojë javën që vjen një takim me kroatin ku t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare e me një pagë prej 5 milion euro në sezon./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!