“Futbolli është shkatërruar plotësisht me VAR”, Nainggolan: Fiziku nuk është gjëja më e rëndësishme për mua

schedule16:51 - 13 Nëntor, 2021

schedule 16:51 - 13 Nëntor, 2021

Radja Nainggolan, ka qenë shpesh herë në qendër të mediave për arsye të ndryshme. Ish-mesfushori i Interit i cili tashmë vazhdon karrierën në kampionatin belg është aktivizuar në çdo ndeshje më Antwerp.

Mesfushori kritikon ashpër VAR-in i cili shprehet se e ka dëmtuar shumë futbollin. Gjithashtu Nainggolan tregon se për të fiziku nuk është gjëja më e rëndësishme, dhe se ai dëshiron vetëm të luajë  futboll ndërsa gjërat e tjera nuk e shqetësojnë shumë.

“Unë mendoj se futbolli është shkatërruar plotësisht me VAR. Unë nuk jam aspak tifoz i VAR. Gjyqtarët duhet të lejohen të bëjnë gabime. Po, përndryshe nuk do ta bëja. Nuk mendoj se fiziku është gjëja më e rëndësishme. Palestra është për bodybuilder-at, vrapimi është për atletët. Unë dua të luaj futboll. Puna fizike nuk është gjëja ime e preferuar. Është më i vështirë nga sa mendoja. Jo vetëm niveli, por edhe taktikat. Si skuadër ne vrapojmë më me inteligjencë në Itali, këtu është më individuale”, theksoi Nainggolan. /f.a/abcnews.al