Erling Haaland është nja nga emrat e përfolur shumë në merkato, ku skuadrat e mëdha duan shërbimet e sulmuesit norvegjez.
Shumë klube të mëdha janë gati të shpenzojnë milionat për të transferuar 21-vjeçarin gjatë merkatos.
E gjendur nën presionin se një nga lojtarët kryesorë të skuadrës mund të largohet, Borussia Dortmund ka menduar t’i ofrojë rinovimin e kontratës ku lojtari parashikohet të përfitojë një pagë stratosferike.
Sipas të përditshmes “Blind” klubi gjerman dëshiron ta bëjë Haaland lojtarin më të paguar në ekipin ‘verdh e zi”. Drejtuesit e Dortmund janë gati t’i ofrojnë rreth 18 milion euro në sezon, në mënyrë që Haaland të mos largohet dhe të pranojë rinovimin e kontratës.
Kujtojmë se Erling Haaland është transferuar te Borussia Dortmund nga skuadra e Salzburg në janarin e vitit 2020, për 20 milion euro. Gjatë kësaj periudhe sulmuesi norvegjez ka arrit të tregojë të gjitha aftësitë e tij duke surprizuar të gjithë, teksa ka luajtur me verdh e zinjtë 69 ndeshje, ku ka dërguar topin 70 herë në portat kundërshtare. /f.a/abcnews.al