Inter është duke kërkuar një lojtar anësor të majtë për të zëvendësuar Ivan Perisiç.
Kroati mesa duket nuk dëshiron të rinovojë dhe po shpreson të rikthehet tek ndonjë klub në ligën gjermane. Sipas “Tuttosport”, Inter pëlqen anësorin serb Filip Kostiç. Serbi luan për ekipin e Frankfurt dhe këtë sezon ka kryer 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola e shërbyer 5 asiste. Në total për klubin gjerman ai ka luajtur 140 ndeshje , ka shënuar 28 gola dhe ka asistuar 53 herë.
29-vjeçari është rikthyer në modë përsëri tek Inter dhe po shikon mundësinë për ta sjellë në Milano./h.ll/abcnews.al