Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alex Soros publikon foto me Ramën: Darkë speciale në Forumin e Paqes

schedule15:45 - 13 Nëntor, 2021

schedule 15:45 - 13 Nëntor, 2021

Aleks Soros, djali i multimiliarderit George Soros, ka publikuar sot një foto në rrjete sociale ndërsa ndodhet në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama.

“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”, shkruan Alex Soros, bashkëngjitur fotos ku shfaqet krah kryeministrit Rama.

Kryeministri ndodhet në Francë në kuadër të Forumit të Paqes që zhvillohet në Paris. Forumi organizohet nën kujdesin e presidentit francez, Emmanuel Macron.



Ky forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë. Për të katërtin vit radhazi, mbledh aktorët më të rëndësishëm në qeverisjen globale, krerët e shteteve dhe qeverive dhe drejtues të organizatave dhe të kompanive të mëdha shumëkombëshe, si dhe disa aktorë të shoqërisë civile. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!