Indonezi, gjendet kutia e zezë e avionit të linjës “Lion Air”

schedule08:39 - 15 Janar, 2019

schedule 08:39 - 15 Janar, 2019

Zyrtarët në Indonezi thonë se ekipet e kërkimit kanë gjetur kutinë e zezë me regjistrimet e zërit të avionit të linjës “Lion Air”, i cili u rrëzua tetorin e kaluar, duke vrarë të189 pasagjerët dhe ekipin në bord.

Polumbarë të marinës e zbuluan kutinë të hënën, disa ditë pasi ekipet e kërkimit kapën një sinjal të dobër nga regjistruesi, që ishte fundosur disa metra nën nivlein e detit. Sipas zyrtarëve, pranë kutisë së regjistrimit ishin gjetur edhe mbetje njerëzore.

Zbulimi i kutisë së dytë të regjistrimit të avionit mund të sjellë informacione të tjera për shkakun e rrëzimit të avionit të tipit Boeing 737 MAX 8, pak pas nisjes nga Xhakarta, për në ishullin pranë, Bangka-Belitung. Kutia e parë e regjistrimit të avionit u zbulua disa ditë pas rrëzimit të avionit.

Hetuesit e Komitetit të Sigurisë së Transportit të Indonezisë lëshuan një raport paraprak në nëntor, sipas të cilit sistemi automatik i sigurisë së avionit e ka shtyrë vazhdimisht poshtë hundën e avionit, megjithë përpjekjet e dëshpëruara të pilotit për të ruajtur kontrollin gjatë fluturimit.

Sipas zyrtarëve të avioacionit, avioni kishte patur të njëjtin problem gjatë një fluturimi nga ishulli i Balit për në Xhakartë, natën para rrëzimit fatal të avionit. Hetuesit thonë se avioni duke duhej të zhvillonte udhetime pas fluturimit të një nate më parë./VOA