Na ndajnë vetëm 24 orë nga spektakli i madh “T’ka mami yll” në ekranin e ABC. Ndërkohë, konkurentët po vijojnë me provat intensive.
Përveç garës së kërcimit, ka nisur edhe nëj sfidë për liderat e grupit.
Të pyetur nga profesor Albi Nako, skuadra blu dhe e kuqe shprehën mendimet e tyre për Alvën dhe Kejsin.
Kjo e fundit pati dhe një debat me Rejanën, e cila e akuzoi se nuk kishte punuar me të. Madje të njëjtin mendim e mbështeti edhe Kristina.
Në fund të gjithë votuan me pikë nga 1 te 10, se me sa e vlerësonin lideren e tyre./abcnews.al