Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare Giampiero Galeazzi , gazetari dhe drejtuesi i njohur sportiv, i njohur edhe me pseudonimin “Bisteccone”. I lindur në Romë më 18 maj 1946, prej disa kohësh ishte i sëmurë dhe ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Largohet një nga zërat më të njohur të panoramës gazetareske italiane, i cili në rininë e tij ishte profesionist, duke fituar edhe kampionatin italian në single në 1967 dhe në dyshe me Giuliano Spingardin në 1968.
Komentet e tij me rastin e medaljeve të arta në kanotazh në Lojërat Olimpike, veçanërisht në ato të Seulit 1988 dhe Sydney 2000, janë të paharrueshme . /f.a/abcnews.al