Laporta nuk i ka dhënë Xavit vetëm rolin e trajnerit por edhe të të gjithave vendimeve të klubit.
Xavi tashmë ka dhënë dritën jeshile për të transferuar 38-vjeçarin Dani Alves tek klubi i tij. Mbrojtësi brazilian është një lojtar i lirë dhe për këtë gjë nuk do të ketë ndonjë pagesë përveç pagës së tij vjetore që parashikohet të jetë një pagë modeste. Dani Alves nuk do t’i sigurohet që do të luaj titullar në çdo ndeshje, por do të jetë një lojtar që me ekperiencën e tij dhe aftësitë e tij, do të ndihmojë ekipin e Xavit sa herë të jetë nevoja.
Tifozët e Barcelonë janë duke pritur me padurim rikthimin e tij pasi braziliani është një lojtar shumë i dashur për të gjithë./h.ll/abcnews.al