Manastirliu kërkesë ministrit italian: Rishikoni kufizimet e udhëtimeve për shqiptarët

schedule14:24 - 12 Nëntor, 2021

schedule 14:24 - 12 Nëntor, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është takuar me homologun italian Roberto Speranza sot në Romë ku kanë nënshkruar marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit mes Ministrive të Shëndetësisë për sigurimin e trajtimit falas dhe profilaksisë për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.

Manastirliu deklaroi se i ka kërkuar ministrit Speranza të rivlerësojnë vendimin për kufizimin e udhëtimeve për qytetarët shqiptarë drejt Italisë në bazë të situatës epidemiologjike.

“I kam kërkuar ministrit për të rivlerësuar vendimin në bazë të situatës epidemiologjike për udhëtimin e shqiptarëve drejt Italisë. Do vlerësohet ku vendim sipas periodicitetit bazuar në situatën epidemiologjike. Ajo që duhet vijuar është vaksinimi si e vetmja armë për të kufizuar përhapjen e COVID”, deklaroi Manastirliu.

Ajo u shpreh se e ka falënderuar atë për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë përmes mekanizmit COVAX për vijimin e vaksinimit kundër COVID në vendin tonë.

“E kam falënderuar ministrin për mbështetjen ë qeveria Italia ka dhënë përgjatë viteve të bashkëpunimit tonë. Falë dozave të dhuruara nga Italia përmes programit COVAX kemi vazhduar me programin e vaksinimit. Synojmë të vijojmë me rritjen e mbulesës vaksinale si garanci”, u shpreh ajo. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!