Edhe pse ndodhet në burg themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka marrë leje për t’u martuar me partneren e tij Stella Moris.
Assange që nga viti 2019 ndodhet në burgun Belmarsh, në Londër, pasi Shtetet e Bashkuara kanë nisur një veprim ligjor për ekstradojnë atë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se çifti, i cili u njoh kur Assange jetonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër, kanë dy fëmijë, por leja e kërkuar prej disa kohësh nuk është dhënë deri më tani.
Për këtë çifti ishte gati të merrte masa ligjore kundër drejtorit të burgut dhe sekretarit të drejtësisë, Dominic Raab, duke i akuzuar ata se donin të pengonin martesën./abcnews.al