Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tardelli: Barella mesfushori më i mirë në Evropë

schedule17:28 - 11 Nëntor, 2021

schedule 17:28 - 11 Nëntor, 2021

Në edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, i është kushtuar një hapsirë rreth komenteve për lojtarët aktual të lojtarëve të kombëtares Italiane.

Marco Tardelli është ndalur dhe fokusuar vetëm tek Nicolo Barella.

“ Barella nuk është mesfushori më i mirë në Itali por në të gjithë Evropën. Italia dhe Interi janë me shumë fat që kanë mesfushorin më të mirë në ekip. Ritmi i tij i lartë i jep shumë kurajo shokëve të ekipit, ka një shpirt luftarak si askush tjetër. Ai ushtron presion në çdo minutë të lojës, prishë aksione, ndërton aksione, është i pa lodhur dhe vetëm vrapon. Shumë i vështirë për t’u dëmtuar, është si mace e zezë.

Nuk kam patur kurrë dyshime për të , është shumë kokëfortë në kuptimin e mirë të fjalës ndaj ka arritur këtë nivel sot. Është shumë e vështirë ta rrëzosh kur ka topin nëpër këmb”, kështu është shprehur Tardelli i mahnitur nga Nicolo Barella./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!