Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka thënë se vendi i tij do t’i përgjigjet çdo sanksioni të ri evropian që lidhet me krizën kufitare Bjellorusi-Poloni, për të cilën Brukseli fajëson Minskun.
Mediat e huaja bëjnë me diej se ai kërcënoi se do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë.
“Nëse na vendosen sanksione të reja, ne duhet të përgjigjemi,” ka thënë Lukashenko, duke iu referuar kryesisht mundësisë së mbylljes së një tubacioni gazi që kalon Bjellorusinë dhe u jep evropianëve gazin rus jetik.
“Evropa po ngrohet dhe ata ende kërcënojnë të mbyllin kufijtë tanë. Po sikur të mbyllim rrjedhën e gazit? Prandaj, unë do t’i rekomandoja udhëheqjes polake, lituanezëve dhe njerëzve të tjerë pa tru që të mendojnë para se të flasin,” është shprehur ai./abcnews.al