Një 17 vjeçar është paraqitur këtë të enjte në spitalin e Shkodrës i plagosur me thikë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur jashtë ambjenteve të një shkolle, ku pas një zënke të momentit shtetasi me iniciale E.N. ka goditur me thikë shokun e tij.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se dy të miturit ishin konfliktuar që në klasë me njëri-tjetrin dhe pas mësimit kanë dalë që të zgjidhin debatin jashtë, ku dhe ka agravuuar më shumë. Ndërkohë kanë qenë shokët e adoleshëntëve ato që I kanë ndarë dhe kanë dërguar në spital të plagosuin.
Ndërkohë që autori i kësaj ngjartje që është shoqëruar në polici, mësohet se dhe më parë ka qenë i dënuar me arrest shtëpie për kanosje dhr arm mbajtje pa leje, dënim i konvertuar nga gjykata me shërbim prove deri në mbarimin e Shkollës së Mesme.
Fatmirësisht i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.
Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.
I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al